Comodita Home po rritet akoma më tepër, tani me dyqan të ri në Skopje City Mall

Comodita Home po rritet akoma më tepër, tani me dyqan të ri në Skopje City Mall

Rrjeti i madh i dyqaneve për produkte të shtëpisë Comodita Home po rritet akoma më tepër, tash me dyqan të ri në Shkup, në Skopje City Mall.

Тë mërkurën (12 korrik), Comodita Home hap dyqanin e 22 në Maqedoni, në qendrën tregtare City Mall në Shkup. Hapja e madhe do të bëhet në orën 12, ku Comodita Home hap dyert për të gjithë klientët e saj me shumë befasi, dhurata e zbritje deri në 70% në të gjitha kategoritë e produkteve.

Klientët kanë mundësinë të marrin dyshek Comodita me çmime atraktive duke filluar nga 3900 denarë. Për të gjithë ata që duan të rifreskojnë dhomën e tyre të gjumit, përfitoni nga zbritja deri në 70% në shumë produkte të dhomës së gjumit si: jorgan, jastëk, sete çarçafësh, sete mbulesash shtrati, sete të rrobave të banjos apo batanije nga më të ndryshmet. Por, edhe kuzhinën mos e lini pa e kompletuar me produkte nga gama e gjerë që ofron Comodita Home me zbritje. Koleksioni më i ri i aksesorëve do të ndriçojë dhe zbukurojë çdo ambient të shtëpisë tuaj.

Për kënaqësinë edhe më të madhe të klientëve të saj, në ditën e hapjes, 30 blerësit më të shpejtë do të shpërblehen me 30 kupona në vlerë prej 1000 denarë.

Ejani më 12 korrik dhe zbuloni të gjitha befasitë, ofertat dhe zbritjet në hapjen e madhe të dyqanit Comodita Home në Shkup në City Mall në katin e dytë.

LEXO EDHE:

Back to top button