CONMEBOL pezullon “Copa Amerika” në Argjentinë!

Konfederata e Futbollit të Amerikës së Jugut, “CONMEBOL” ka pezulluar organizimin e “Copa America”, që duhej këtë verë të zhvillohet në Argjentinë. Arsyeja e pezullimit të turneut thuhet të jenë shqetësimet e zytarëve të “CONMEBOL”-it për rritjen e rasteve dhe situatën me pandeminë “COVID-19” që po mbretëron në Argjentinë.

“CONMEBOL” ka bërë të ditur përmes llogarisë zyrtare në “Tëitter” që “Copa America” është pezulluar dhe tani do të shqyrtohen mundësitë tjera për organizimin e saj.

“Copa America” ishte paraparë të fillonte me 13 qershor, me ndeshjen ndërmjet Argjentinës dhe Kilit.

LEXO EDHE:

Back to top button