Copë torte nga dasma e Princit Charles dhe Lady Diana pas 40 vjete del në ankand. Ja për sa u shit!?

Torta iu dha Moyra Smith, një anëtare e familjes së Nënës Mbretëreshë në Clarence House, e cila e ruajti pjesën e sipërme me letër ngjitëse.
Familja e saj ia shiti tortën një koleksionisti në vitin 2008 dhe tani ajo doli në ankand, 40 vjet pasi Charles dhe Diana u martuan. Një copë e tortës së dasmës së Princit Charles dhe Lady Diana-s është shitur për 1,850 paund në ankand.
Copa e tortës është një prej 23 ëmbëlsirave zyrtare të dasmës dhe përmban një shtresë të sheqerosur të stemës mbretërore të ngjyrosur në ngjyrë ari, të kuqe, blu dhe argjend.