COVAX, Maqedonia dhe Kosova pritet të marrin mbi 100 mijë doza të vaksinës Pfizer

Mesazhi në këto kohë pandemie është i qartë; askush nuk është i sigurt derisa të gjithë të jenë të sigurt. Por çekuilibri global në shpërndarjen e vaksinave COVID-19 po kërcënon luftën kundër pandemisë, shkruan Euronews.

Nisma COVAX po përpiqet të adresojë këto pabarazi. COVAX ka shpërndarë gati 38.4 milionë doza vaksinash në 102 vende, në gjashtë kontinente dhe synon të japë më shumë se 2 miliardë këtë vit, por është përballur me probleme, sikundër dozat e ‘AstraZeneca’, e cila është shtylla kryesore e këtij programi.

COVAX ka bërë me dije edhe raundin e tretë të shpërndarjes së vaksinave për muajit prill-qershor 2021. Gjatë kësaj faze do të shpërndahen doza të vaksinës ‘Pfizer’.

Në raundin e tretë, edhe Maqedonia e Veriut e cila po përballet më një situatë të vështirë nga pandemia, do të sigurojë të njëjtën sasi sa Kosova, 100,620 vaksina, përkundër 120 mijë dozave “Astra Zeneca” të marra nga raundi i parë i shpërndarjes së vaksinave përmes këtij mekanizmi.

Sipas të dhënave nga COVAX, Shqipëria pritet që në muajt prill-qershor të marrë 23.400 doza të Pfizer, ndërsa në raundin e parë, që përfshin muajit shkurt-maj sigurohen 120 mijë doza të ‘Astrazeneca’.

Kosova, ku ritmet e vaksinimit vijojnë të jenë të ulëta, deri në fund të qershorit nga sistemi COVAX do të sigurojë 100.620 vaksina ‘Pfizer’.

Në listën e publikuar bëhet e ditur se në rundin e dytë të shpërndarjes nga COVAX, Kosova siguron në total 100.800 vaksina ‘AstraZeneca’. Marrë parasysh 24.000 dozat fillestare, Kosova do të marrë edhe 76.800 vaksina ‘AstraZeneca’ deri në fund të muajit të ardhshëm.

LEXO EDHE:

Back to top button