Covid 19” bën probleme për sfidën “Fjuri-Uajllder 3”

Sipas “Sky Sports” përballja e boksit në mes Deontej Uajllder dhe Tajson Fjurit, i paraparë të mbahet në Las Vegas me 24 korrik, do të shtyhet. Arsyeja e shtyerjes është shpërthimi i “COVID-19” në kampin e Tajson Fjurit, ku sipas raporteve të fundit, 10 persona nga stafi i tij kanë rezultuar pozitivë me virusin.
Sipas “ESPN” edhe Tajson Fjuri, ka rezultuar pozitiv me “COVID-19”. Tani meçi i boksit do të duhet të zhvillohet në muajin tetor dhe shpresa për një meç me Entoni Xhoshuan, në këtë vit, do të bie poshtë.
Ndërkohë Fjuri ende nuk ka konfirmuar nëse ka rezultuar pozitiv, ndërsa nga ekipi i Uajllderit, nuk kanë komentuar shtyerjen e meçit.