Covid-19, disa shtete evropiane shtrëngojnë masat kufizuese

Masat kufizuese janë shtuar në Europë përballë rritjes së rasteve me COVID-19.

Një kufizim i pjesshëm hyn sot në fuqi në Republikën Çeke dhe një shtetrrethim është vendosur në dy rajone italiane, ndërkohë që Irlanda është rikufizuar që prej dje në mbrëmje.

Në Republikën Çeke qeveria ka njoftuar kufizime në lëvizjen e njerëzve si dhe mbylljen e dyqaneve dhe shërbimeve për të intensifikuar betejën kundër sëmundjes, nga sot deri më 3 nëntor.

“Qeveria do (…) të kufizojë udhëtimet dhe kontaktet me njerëzit e tjerë (…) me përjashtim të lëvizjeve për punë, pazareve dhe vizitave te mjeku”, theksoi në Twitter ministri i Shëndetësisë, Roman Prymula, epidemiolog në profesion.

Të gjitha pikat e shitjes, përveç dyqaneve të ushqimit dhe farmacive, do të mbyllen nga sot deri më 3 nëntor.

Këto masa kufizuese erdhën si pasojë e numrit të lartë të rasteve dhe vdekjeve për 100 000 banorë të llogaritura gjatë dy javëve të mëparshme.

Në dy rajone italiane, Lombardi, rajoni më i prekur nga pandemia dhe Kampania në jug po përgatitet vendosjen e një shtetrrethimi për t’i bërë ballë shpërthimeve të reja të rasteve me COVID-19.

Ky shtetrrethim në fuqi duke nisur nga sot në orën 23:00 deri në orën 05:00 do të jetë për tre javë.

Italia ka regjistruar që prej të premtes një rritje të ndjeshme të rasteve me COVID-19, me më shumë se 10 000 të sëmurë në ditë, dhe Lombardia është vendi më i prekur, ashtu si ishte në fillim të pandemisë.

Situata është përkeqësuar gjithashtu edhe në Gjermani, ku për herë të parë që prej fillimit të pandemisë, numri i infektimeve të reja me COVID-19 ka kaluar 10 000 raste në të paktën 24 orë, sipas të dhënave zyrtare.

Në Irlandë, masat më të ashpra kanë hyrë në fuqi sot në mesnatë me një rikufizim.

Me shpresën për të festuar Krishtlindjet në mënyrë korrekte, sipas fjalëve të kryeministrit, Micheal Martin, irlandezët do të qendrojnë në shtëpi për gajshtë javë, por shkollat do të vazhdojnë të qëndrojnë të hapura.

Gjithashtu, situata vazhdon të përkeqësohet në Spanjë, duke u bërë vendi i parë anëtar i BE-së dhe i vendi i gjashtë në botë, që kalon pragun e një milionë rasteve me koronavirus.

Përballë rritjes së rasteve, autoritetet spanjolle kanë vendosur me urgjencë kufizime të reja, me një kufizim të pjesshëm në dhjetëra qytete dhe disa rajone.

Pandemia ka shkatuar të paktën 1 126 465 të vdekur në botë që prej fundit të dhjetorit, 254 300 prej të cilëve në Europë, sipas të dhënave zyrtare.

Më shumë se 40 856 210 raste me COVID-19 janë diagnostikuar.

SHBA-ja është vendi më i prekur si për nga numri i rasteve edhe për nga numri i viktimave, me të paktën 221 930 të vdekur, e ndjekur nga Brazili me 155 403 të vdekur, India me 115 914 të vdekur, Meksika me 86 993 të vdekur dhe Britania e Madhe me 43 967 të vdekur.

Polonia do të përfshihet gjtihashtu nga një ashpërsim i kufizimeve, sipas vullnetit të kryeministrit, i cili deklaroi se dëshironte të shtrinte në të gjithë vendin kufizimet që hynë në fuqi javën e kaluar në pothuajse gjysmën e territorit, të shpallur si “zonë e kuqe”, përballë rritjes së rasteve me COVID-19.

“Rekomandoj që prej të shtunës, që e gjithë Polonia të konsiderohet një “zonë e kuqe”, deklaroi Mateusz Morawiecki pak para një takimi krize që do të vendosë për të tilla masa.

LEXO EDHE:

Back to top button