COVID-19, Franca drejt një lockdown të tretë?

Presidenti i Republikës franceze, Emmanuel Macron, mund t’u drejtohet francezëve në TV drejtpërdrejt, të dielën në mbrëmje, për të njoftuar një bllokim të tretë që tani duket i pashmangshëm përballë frikës nga përhapja e varianteve të Covid-19, në veçanti atë me origjinë britanike, deklaruan burime qeveritare për ”Bfm TV”.

Ndërsa dje ministri i Shëndetësisë, Olivier Véran, përsëriti në konferencën për shtyp se vendi “nuk është në proces rritjeje të fortë epidemike dhe se lockdoën do të jetë “parandalues” përballë infektimeve me 18-20 000 raste në ditë prej disa javëve.

Hipoteza mbizotëruese është që Macron mund të zgjedhë një bllokim “hibrid”, domethënë “më pak të vështirë për të rinjtë”, sipas Bfm TV, me shkolla të hapura dhe universitete të aksesueshme për frekuentim të paktën një ditë në javë.

LEXO EDHE:

Back to top button