COVID-19, Irlanda e Veriut vendos kufizime të forta

Irlanda e Veriut dekretoi për katër javë kufizimet më të forta në shtetin e Britanisë së Madhe përballë rritjes së rasteve me koronavirusin e ri, në një kohë që presioni po rritet mbi Boris Johnson për të marrë masa të ngjashme me ato në Angli.

Pub-et dhe restorantet do të mbyllen të premten përgjatë gjithë kësaj periudhe, ndërkohë që pushimet shkollore do të zgjaten me dy javë në provincën britanike prej 1,9 milionë banorësh.

”Vendi po përballet me një rritje shumë shqetësuese të numrit të rasteve dhe shtrimeve në spital”, deklaroi para Parlamentit lokal të Stormontit, kryeministrja e Irlandës së Veriut, Arlene Foster.

“Ne jemi të vendosur që këto masa të jenë të kufizuara në kohë”, nënvizoi ajo.

Irlanda e Veriut ka regjistruar 6 286 raste të reja këto shtatë ditët e fundit.

Furnizimet, dërgesat dhe shitjet do të jenë të mundshme deri në orën 23:00.

Dyqanet do të jenë në gjendje të qëndrojnë të hapura por nuk do të mund të shesin më alkool duke nisur nga ora 20:00. Takimet e më shumë se 15 personave, përveç ngjarjeve të autorizuara sportive, do të ndalohen.

Puna nga shtëpia do të zbatohet përveç rasteve kur ajo është e pamundur dhe nga universitetet kërkohet që të ofrojnë kurse në internet sa më shumë që të jetë e mundur.

Nxënësit e Irlandës Veriore do të shohin pushimet e tyre të zgjatura në dy javë pushime dhe do të kthehen në shkollë më 2 nëntor.

LEXO EDHE:

Back to top button