COVID-19, Italia zgjeron kufizimet rajonale

Qeveria italiane ka vendosur të zbatojë kontrolle më të rrepta në rajone të shumta italiane, duke filluar nga e mërkura, ndërsa vendi po përpiqet të frenojë pandeminë e COVID-19.

- Advertisment -

Pesë rajone, Abruzzo, Basilicata, Liguria, Toscana dhe Umbria, pritet të rikategorizohen si zona “portokalli” dhe t’u nënshtroheshin rregullave më të rrepta antiCOVID-19.

Masat përfshijnë ndalimin e udhëtimit brenda dhe jashtë këtyre rajoneve “portokalli” dhe midis qyteteve brenda rajoneve, përveçse për arsye pune ose shëndetësore.

Baret dhe restorantet, gjithashtu, do të mbyllen, me përjashtim të shërbimit të shpërndarjes në shtëpi.

Të dhënat e sotme treguan një rritje të vdekjeve ditore nga COVID-19 në 580, shifra më e lartë që nga mesi i prillit.

Numri i infektimeve ditore ishte 35 098, ndërsa numri i tyre i përgjithshëm po i afrohet një milionëshit (995 463), sipas Ministrisë së Shëndetësisë dhe agjencisë së Mbrojtjes Civile.

LEXO EDHE:

Back to top button