COVID-19, Johnson: Mosveprimi ynë do të ishte i pafalshëm

Duke njoftuar qasjen e re të  masave, që do t’i ndajë autoritetet lokale në “nivele lokale alarmi COVID-19”, të renditura si i mesëm (niveli 1), i lartë (niveli 2) dhe shumë i lartë (niveli 3), kryeministri britanik, Boris Johnson, shprehu para deputetëve të Dhomës së Komunëve dëshirën për të thjeshtuar dhe standardizuar rregullat antiCOVID-19, ndërsa përpiqet të shmangë një bllokim të ri të plotë.

“Kjo nuk është mënyra se si ne duam ta jetojmë jetën tonë, por kjo është rruga e ngushtë që duhet të përshkojmë midis traumës sociale dhe ekonomike të një bllokimi të plotë dhe kostos masive njerëzore, si edhe ekonomike të një epidemie të pakontrolluar”, tha Johnson.

Masat e rrepta vijnë në një kohë kur në Angli është regjistruar një rritje alarmuese e rasteve të reja të COVID-19.

“Mosveprimi ynë do të ishte i pafalshëm”, shtoi ai.

Niveli i alarmit mesatar, që do të mbulojë pjesën më të madhe të vendit dhe do të përbëhet nga masat aktuale kombëtare, përfshin rregullën e takimit të jo më shumë se gjashtë persona në të njëjtën kohë dhe mbylljen e vendeve të mikpritjes (pave, restorante) në orën 22:00.

Niveli i alarmit të lartë pasqyron ndërhyrje në shumë zona lokale, kryesisht duke parandaluar përzierjet midis familjeve të ndryshme. Në këto zona, rregulli i gjashtës do të vazhdojë të zbatohet në hapësira publike, si edhe kopshte private.

Niveli i alarmit shumë të lartë do të zbatohet kur ritmet e transmetimit të jenë duke u rritur me shpejtësi dhe ku NHS-të mund të jetë nën presion të papërballueshëm.

Deri më tani, BM ka qenë vendi më i goditur nga pandemia në Europë, me rreth 58 000 nga COVID-19, sipas statistikave të qeverisë.

LEXO EDHE:

Back to top button