“Covid 19”, Milani pa Donarumën dhe Hauge ndaj Romës

Pandemia e koronavirusit ka prekur sërisht Milanin dhe së fundit ka lënë Xhixhi Donnaruman dhe Jens Peter Haug i janë shtuar listës së futbollistëve pozitivë. Dy lojtarët e Milanit rezultuan me Covid-19, pas kontrolleve të fundit. Ato janë asimptomatikë dhe tashmë do t’i nënshtrohen izolimit në shtëpi, sipas protokollit. Së bashku me ta, tre anëtarë të tjerë të ekipit rezultuan të infektuar.

Njoftimi i klubit kuqezi

AC Milan njofton se rezultatet e marra nga laboratori, natën e kaluar, konstatuan tampon pozitiv të Gianluigi Donnarumma, Jens Petter Hauge dhe tre anëtarët e tjerë të ekipit. Të gjithë janë asimptomatikë, iu nënshtruan menjëherë izolimit në shtëpi dhe autoritetet lokale shëndetësore u informuan. Sot i gjithë ekipi u testua përsëri, sipas protokollit, dhe nuk u gjet asnjë pozitivitet i ri”.

 

Në total, me Gabia ende pozitiv, lojtarët e padisponueshëm për shkak të koronavirusit, shkojnë në tre kuqezinj. Një situatë e ndërlikuar për t’u menaxhuar në funksion të ndeshjes kundër Romës dhe sfidave të tjera të afërta.

LEXO EDHE:

Back to top button