Covid-19 në Britani, dy teste falas brenda javës për qytetarët

Qeveria e Britanisë së Madhe do të nisë një program të ri të testimit të qytetarëve, me qëllim që të fillojë lehtësimin e masave të vendosura kundër koronavirusit në mbarë vendit.

Kështu, duke filluar nga dita e premte, çdo britanik do të ketë akses në dy testime të shpejta në javë, të cilat e nxjerrin rezultatin për 30 minuta.Testet e shpejta mund të merren falas në qendrat e testimit, por edhe në farmaci.

Zyrtarët e shohin këtë program testimi si një ndihmesë për lokalizimin e shpërthimeve të reja të pandemisë, ndërsa kritikët parashikojnë një shpenzim shumë të madh parash.

Kjo masë vjen përpara takimit të kryeministrit Boris Johnson me kabinetin qeveritar, nga i cili pritet lehtësimi i masave nga 12 prilli, ku parashikohet rihapja e dyqaneve jo të domosdoshme, pub-eve dhe restoranteve, të cilat do të kenë mundësinë të shërbejnë në ambiente të jashtme.

LEXO EDHE:

Back to top button