Covid-19 në Francë, rritet numri i pacientëve në terapi intensive

Franca ka regjistruar një tjetër rekord negativ, këtë herë për numrin e pacientëve që ndodhen në terapi intensive, me shifrat më të larta që prej muajit maj.

Brenda 24 orëve, sipas autoriteteve shëndetësore, u shënuan mbi 20.400 raste të reja ndërsa 262 pacientë humbën jetën. Ndërkohë mbi 2 mijë pacientë ndodhen në terapi intensive, në gjendje kritike për jetën, duke rritur shqetësimet në mbarë vendin se trendi do të jetë i tillë për gjatë të gjithë dimrit.

Që prej 17 tetorit, Franca është nën masa më të rrepta kufizuese, në 9 qytetet më të mëdha, me 20 mln banorë që po jetojnë edhe një herë një periudhë të vështirë izolimi.

E teksa e gjitha bota po përpiqet të frenojë pandemisë, vende si Franca, Italia, Kina, Rusia, Britania dhe Shtetet e Bashkuara janë në garë mes tyre dhe me kohën për të gjetur një vaksinë.

Sipas OBSH, në mbarë vendin deri më tani ekzistojnë 198 vaksina potenciale për të luftuar virusin SarsCov2, 44 prej të cilave janë në fazën e testeve klinike.

LEXO EDHE:

Back to top button