Covid-19 në Kosovë, ky është bilanci i ditës së sotme

Ministria e Shëndetësisë së Kosovës sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë dhënë 5.041 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Sipas njoftimit, prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.379.793 doza të vaksinës.
“Deri më sot 567.280 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Nga 1.515 testime, 7 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 1 rast i vdekjes. Sot janë shëruar 199 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 155.194. Në total numri i rasteve aktive është 2.044”, thuhet në njoftim.