Covid-19 në SHBA, numri i viktimave shkon në mbi gjysmë milioni

Numri i personave të vdekur ngaCOVID-19 në SHBA është rritur në 500.038, prej të cilëve 1.829 kanë humbur jetën në 24 orët e fundit. SHBA vazhdon të mbetet vendi me numrin më të lartë të rasteve të konfirmuara dhe të viktimave.

Të dhënat nga faqja e internetit “Worldometer” tregojnë se në 24 orët e fundit, numri i të infektuarve me koronavirus në SHBA është rritur për 65.380, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 28.385.824.

Ndërsa, në mbarë vendin, deri më tani janë shëruar mbi 18,4 milionë të infektuar, ndërsa numri i testeve të kryera ka shkuar në mbi 337,7 milionë.

Aktualisht, shteti i Kalifornisë është më i godituri në SHBA, me mbi 3,48 milionë raste të konfirmuara dhe 47.498 viktima. Pas SHBA-së, numrin më të madh të të infektuarve e kanë regjistruar India me mbi 10,93 milionë raste dhe Brazili me mbi 9,92 milionë.

LEXO EDHE:

Back to top button