Covid-19 në Spanjë, karantinohet mbreti Felipe

Pandemia ka arritur edhe në pallatin mbretëror spanjoll, ku mbreti spanjoll Felipe VI është zyrtarisht në karantinë.

Lajmi është shpërndarë me anë të një deklarate nga vetë pallati mbretëror, duke specifikuar se masa është marrë nga kontakti i sovranit me një person të infektuar nga COVID-19 ditën e së dielës.

Mbreti Felipe edhe mbretëresha Letizia, së bashku me dy princeshat, janë në gjendje të mirë dhe deklaruan se po zhvillojnë aktivitetet e tyre institucionale brenda kushteve të karantinimit.

Spanja ka regjistruar rreth 1 milion e 600 mijë të prekur nga pandemia, me më shumë se 43 mijë viktima.

LEXO EDHE:

Back to top button