COVID-19, Sllovakia lehtëson kufizimet

Në sfondin e rënies së numrit të infektimeve COVID-19, autoritetet shëndetësore sllovake kanë vendosur të lehtësojnë më tej kufizimet aktuale të orës policore duke filluar nga sot.
Sipas rregullave të reja, shtetrrethimi i natës zhvendoset nga ora 20:00 në 21:00.
Spektatorët, gjithashtu, do të lejohen sërish në ngjarje profesionale sportive, megjithëse ata duhet të respektojnë rregullat e rrepta të higjienës dhe distancës sociale.
Restorantet janë lejuar të shërbejnë ushqim dhe pije sërish në ambiente të jashtme që nga dje, ndërsa dyqanet janë hapur prej një jave, në kushte të caktuara.
Edhe pse numri i pacientëve COVID-19 që kanë nevojë për trajtim spitalor është në rënie, qeveria vendosi të hënën në mbrëmje të zgjasë gjendjen e jashtëzakonshme të Sllovakisë.
Gjendja e jashtëzakonshme, në fuqi nga 1 tetori, lejon transferimin e detyruar të punonjësve shëndetësorë nga një spital në tjetrin, por edhe ndalimin e tubimeve.
Kryeministri Eduard Heger e justifikoi zgjatjen e saj duke thënë se “përndryshe disa masa të nevojshme për të mbrojtur shëndetin dhe jetën e qytetarëve nuk do të ishin të mundshme, të tilla si ora e ndalimit”.
Gjendja e jashtëzakonshme do të mbetet në fuqi deri më 28 maj.
Fillimisht pritej të skadonte të mërkurën.