“Covid 19”, tre futbollist me probleme me zemrën!?

Ditë më parë, skuadra e Bajern Munihut konfirmoi se Alfonso Dejvis ka probleme me zemrën, pasi që u shërua nga “Covid 19”. Vetëm disa orë më vonë, erdhi informata se edhe tre futbollist të tjerë kanë probleme të ngjajshme. Bëhet fjalë për futbollistin e Arsenalit, Pierr Emerik Obamejang dhe bashkëlojatërt e tij te kombëtarja e Gabonit, Aksel Meje dhe Mario Lemina.

“Pjer Emerik Obamejang, Aksell Meje dhe Mario Lemina, të cilët kohë më parë janë shëruar nga Covid 19, nuk do të mund të luajnë. Detajet mjekësore kanë treguar se kanë probleme me zemrën dhe Konfederata Afrikane e Futbollit nuk dëshiron të rrezikon,” thuhet në kumtesën e drejtuesve të Futbollit në Afrikë.

Që të tre futbollistët ishin negative në testet e fundit për Covid 19 dhe kishin dritë jeshile për luajtur kundër kombëtares së Ganës, por nuk u paraqiten në terren. Kujtojmë se për shkak të probleme me zemrën dhe aritmin, ylli argjentinas Serhio Aguerro, muajin e kaluar mbyllin karrierën futbollistike.

LEXO EDHE:

Back to top button