Cristiano Ronaldo do të fluturoj për në Riad nga Madridi

Cristiano Ronaldo do të fluturoj për në Riad nga Madridi

Planet e Cristiano Ronaldos janë bërë të njohura pas kalimit te Al-Nasr. Sipas Arriyadiyah, sot në mbrëmje, sulmuesi do të fluturojë për në Riad nga Madridi. Ronaldo do të shoqërohet nga familja e tij, këshilltarët dhe rojet e sigurisë.

Ronaldo do t’i nënshtrohet testeve mjekësore të martën pasdite për të përfunduar transferimin e tij në Al Nasr. Në mbrëmjen e së njëjtës ditë, Cristiano do të prezantohet si lojtar i klubit saudit në stadiumin Mrsul Park. Aty Ronaldo do të mbajë një fjalim të shkurtër.

Trajneri Rudi Garcia kërkon që lojtari të nisë sa më shpejt stërvitjet. Ronaldo dhe familja e tij do të qëndrojnë në një nga hotelet më prestigjioze në Riad. Ata do të jetojnë atje derisa të gjejnë strehim të përhershëm.

LEXO EDHE:

Back to top button