Cuculi: Struga u eliminua nga mungesa e eksperiencës

Për Ardian Cuculin, shkaku se pse Struga Trim Lum humbi ndaj Zhallgirisit dhe u eliminua nga Liga e Kampionwve ishte mungesa e eksperiencës, si dhe fakti që e nisi me shumë vrull ndeshjen.
Pas kësaj ndeshje, Cuculi theksoi se skuadra duhet të ishte treguar me e kujdesshme.
“Struga bëri ndeshje dinjitoze. Në eliminim ndikoi mungesa e eksperiencës. Kjo ndeshje kishte shumë energji dhe dëshirë shumë të madhe nga ana e Strugës, por normale gjithë energjia e dhënë që në fillim të ndeshjes në pjesën e dytë reflektoi lodhje, patjetër edhe pakujdesia ndikoi,”tha mes tjerash Cuculi.