Taravari: Ende s’ka terapi për të sëmurët me kancer

Taravari: Ende s'ka terapi për të sëmurët me kancer

Gazetare: Linda Ebibi

Premtime të vazhdueshme për mbërritjen e terapisë biologjike në Onkologji, shkruan Alsat

Ministri i Shëndetësisë jo më larg se të hënën premtoi se komplet terapia do të mbërrijë këtë javë, ndërsa sot e mohoi këtë deklaratë.

Arben Taravari sot thotë se ka deklaruar se gjatë kësaj jave do të arrijë vetëm një pjesë e terapisë biologjike.

“Unë thashë se pjesa dërmuese e terapisë do të arrijë këtë javë, sot ka arritur një pjesë e terapisë, edhe nesër arrijnë, d.m.th. kjo është këtë javë e enjte dhe e premte, javën tjetër të hënën duhet të arrijnë edhe tre ilaçe. Unë mendoj se nuk është vonesë dy ditë edhe pse gjysma ka arrit, mbi gjysma e ilaçeve veç kanë arritur sot”, u shpreh  Arben Taravari, ministër i shëndetësisë.

Por, nga e thëna në të bërë është një det i tërë. Ja çfarë deklaronte Taravari në fillim të javës.

“Prej kësaj jave përsëri do të rikthehet komplet terapia biologjike. Por, dua të ripërsëris se ilaçe ka për pacientët por nuk e kanë terapinë biologjike. Ju thashë se këtë javë veç do të furnizohet Klinika e Onkologjisë dhe do të ketë terapi biologjike”, tha Arben Taravari, ministër i shëndetësisë.

Skandali me mungesën e ilaçeve në Klinikën e Onkologji doli në sipërfaqe pikërisht kur Taravari ishte në vizitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Nga Qeveria shkuan deri aty sa të ngrinin tonet me kompaninë farmaceutike “Panovski”, megjithatë premtimet ishin se gradualisht situata me ilaçet do të stabilizohej brenda javës./ Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button