Daci dhe Rakip, jashtë ekipit të Maqedonisë ndaj Italisë

Erdal Rakip dhe Erdon Daci, së bashku me të pezulluarit Elif Elmas dhe Tihomir Kostadinov, janë katër futbollistët që nuk do të garojnë sonte kundër Italisë në “Renzo Barbera” të Palermos në sfidën e vlevshme për kualifikimin në Botërorin “Katar 2022”.

Trajneri Blagoja Milevski ka ftuar 27 lojtarë për këtë ndeshje, kështu që lista është shkurtuar në 23, të cilët do të jenë në protokollin zyrtar dhe në të nuk do të jenë të suspenduarit Elmas dhe Kostadinov, si dhe janë hequr një lojtar dhe një sulmues. Rakip dhe Daci, të cilët kanë marrë thirrjen debutuese, ndeshjen do ta ndjekin nga tribuna.

LEXO EDHE:

Back to top button