Daglas Kosta, braktis Seria A për Premier Ligën

- Advertisment -


Man. Junajted ka shfaqur interesim për transferimin e sulmuesit të Juventusit, Daglas Kosta. Sipas “Sky Sport Italia”, “Djajtë e Kuq”, janë gati të dërgojnë një ofertë formale për blerjen e 29 vjeçarit, gjatë këtij afati kalimtar të verës.

Përpjekjet e Man. Junajted për transferimin e yllit brazilian vijnë pas dështimit për të arritur tek objektivi kryesor, Xhadon Sançon nga Borusia Dortmundi. Kujtojmë se Kosta, i cili shënoi tre gola në 29 paraqitje për Juventusin në sezonin e fundit, ka edhe dy vite në kontratën e tij me skuadrën kampione nga Serie A.

LEXO EDHE:

Back to top button