Daliç: Durimi është çelësi i kësaj sfide, të gjithë besojmë te fitorja

Pak orë na ndajnë nga përballja më e rëndësishme e këtij viti për Shqipwrinw, teksa në “Volksparkstadion”, të Hamburgut do të sfidojnë Kroacinë, në sfidën e dytë, në rrugëtimin e tyre, të dytë në histori, në një Kampionat Evropian të futbollit, ku padyshim ndaj një rivali të madh, si “Të Zjarrtit” do të kërkojnë një rezultat të madh.
Vetëm pak orë pas konferencës së teknikut Syvlinho, me kapitenin, Berat Gjimshiti është zhvilluar edhe konferenca për shtyp e kroatëve, nga ku tekniku, Zlatko Dalic theksoi se shpresojnë te fitorja, e më tej foli për formacionin ndaj “Legjionarëve, si dhe vlerësoi “kuqezinjtë”, mirëpo në fund u shpreh se do të luftonin deri në momentin e fundit.
“Ndaj Spanjës nuk ishte një kartolinë e bukur për t’u parë, por ne jemi gjithmonë një skuadër që askush nuk ka besuar, nuk jemi nisur apo llogaritur si favoritë. Kështu ka ndodhur në gjashtë vitet e fundit. Unë gjithmonë them se meritojmë më shumë respekt dhe për këtë bazohem te rezultatet. Ne e kemi lënë pas tani ndeshjen e parë dhe mezi po presim takim e radhës, pasi kemi cilësi dhe besojmë te suksesi. Formacioni aty është, mund te ndryshoj diçka, por do ta shoh.
Shqipëria?
Duhet të luftojmë, të jemi në lojë në çdo sekondë dhe të bëjmë lojën tonë. Përballë një skuadre të mirë si Shqipëria nuk duhet të humbasim kohë që të detyrojmë kundërshtarin, por të bëjmë atë që bëjmë më mirë. Durimi do të jetë çelësi i kësaj sfide. Të gjithë besojmë te fitorja”,- u shpreh tekniku kroat.