Daliç: Qëllimi ynë është të arrijmë në çerekfinale

Kombëtarja e Kroacisë dhe ajo e Spanjës do të ballafaqohen në orën 18:00. Trajneri kroat Zlatko Dalic ka folur në konferencë shtypi para ndeshjes ndaj Spanjës.
“Ivan Perishiç ishte një nga lojtarët tanë më të mirë në fazën e grupeve, ai shënoi dy gola dhe do të jetë e vështirë ta zëvendësojmë atë. Ne kemi disa lojtarë në atë pozitë që munden ta zëvëndosojnë. Ata janë duke pritur për shansin e tyre, ka lojtarë që mund ta bëjnë këtë, lojtarë që besoj se do ta shfrytëzojnë rastin e tyre. Ne nuk kemi nevojë të shohim Kombëtaret tjera. Ne i respektojmë të gjithë, veçanërisht kundërshtarët e sotëm. Ata gjithashtu e dinë që ne jemi një ekip cilësor dhe ata nuk janë të lumtur që do të luajnë kundër nesh. Ne duhet të jemi plotësisht të motivuar. Qëllimi ynë është të arrijmë në çerekfinale. Do të jetë vërtet e mrekullueshme që më në fund të shohim shumë tifozë tanë në stadium. Ata gjithmonë na motivojnë dhe ata janë lojtari ynë shtesë. Spanja nuk e filloi mirë Kampionatin Evropian, ashtu si ne, por ata fituan 5-0 në ndeshjen e tyre të fundit. Ata kaluan në Raundin e 1/8, qëllimi i tyre është gjithmonë të fitojnë. Ata e duan mbajtjen e topit dhe ndërtimin e lojës së tyre nga kjo. Përdorin shumë rotacion në sulm dhe kërkojnë futje në hapësira boshe. Kanë shumë lojtarë cilësorë, të shpejtë dhe të rinj. Nuk do të jetë aspak e lehtë për ne”, përfundoi Zlatko Dalic.
Fituesi i ndeshjes mes Kroacisë dhe Spanjës në çerekfinale takohet me fituesin e ndeshjes tjetër Francë-Zvicër.