Dalin pamjet ku shihet vetura e Diogo Jotas duke u djegur disa minuta pas aksidentit
Dalin pamjet ku shihet vetura e Diogo Jotas duke u djegur disa minuta pas aksidentit

Janë publikuar tashmë disa pamje apo më saktë një video ku pretendohet se është duke u djegur vetura e yllit të Liverpoolit, Diogo Jota, i cili vdiq së bashku me vëllain e tij, Andre Silva, mëngjesin e sotme (e enjte) në Spanjë.
Gjatë ditës së sotme (e enjte) erdhi lajmi se sulmuesi portugez 28-vjeçar, së bashku me vëllain e tij kanë vdekur pas një aksidenti trafiku në provincën e Zamorës në Spanjë.
Vdekja e tyre erdhi pasi vetura e tyre Lamborgini thuhet se doli nga rruga pas shpërthimit të gomës dhe pastaj mori flakë, duke lënë të vdekur të dy lojtarët, duke shkaktuar reagime të shumta.