Dallasi befason Minesota-n dhe fiton finalen e parë në Perëndim

Ekipi i Dallas Maveriksit fitoi finalen e parë play off në Konferencën e Perëndimit në NBA. Skuadra teksane mposhti 108-105 në sekondat e fundit Minesota-n, duke udhëhequr 1-0 serinë e takimeve.

Një ndeshje e ekuilibruar përgjatë gjithë kohës, me të dyja skuadrat që dhuruan një lojë të mirë. Minesota nuk përfitoi nga fakti që luante para publikut të saj, duke lëshuar fitoren në fundin e takimit.

Luka Donçiç me 33 pikë dhe Kajri Irving me 30 pikë bënë diferencën në parket për Dallasin, një dyshe magjike në fushë. Për Minesota, MekDaniels me 24 pikë ishte shënuesi më i mirë takimit.

 

Konferenca e Lindjes-Finale

Boston – Indiana, (1-0)

Konferenca e Perëndimit-Finale

Minesota – Dallas, 105-108 (0-1)

LEXO EDHE:

Back to top button