Dana Uajt zbulon datën e mundshme të duelit MekGregor-Çandler

Mund të kalojnë të paktën edhe gjashtë muaj të tjerë derisa fansat e arteve marciale mikse të shohin Konor MekGregor kundër Majkëll Çandlerit në kafazin e UFC. Ai që e konfirmoi këtë gjë është presidenti i UFC-së, Dana Uajt.

“Ndeshja e shumëpritur është synuar për më shumë se një vit dhe nuk ka një datë përfundimtare të caktuar”, zbuloi Uajt gjatë një dalje televizive përpara “Super Boullit” në Las Vegas.

Uajt gjithashtu kundërshtoi thashethemet për datën e ndeshjes që dolën nga njoftimi i MekGregorit se sfida do të zhvillohet më 29 qershor në Las Vegas.

“Përfundimisht, shpresojmë të zhvillohet këtë vit. Nuk ka datë. Unë shpresoj për vjeshtën. Mendoj se ne mundemi ta bëjmë atë sfidë në vjeshtë”, tha Dana Uajt.

MekGregor dhe Çandleri kanë rënë dakord për të dueluar mes tyre prej një viti. Dy luftëtarët e MMA-së drejtuan “The Ultimate Fighter 31” përballë njëri-tjetrit, me indikacione nga sportistët me shpresën se kjo përballje mund të zhvillohej po vitin e kaluar.

Sidoqoftë, vonesat vazhduan, pasi MekGregor hyri në grupin e testimit të “USADA” në fund të 2023-shit. Uajt ka pohuar se MekGregor do të duhet të marrë pjesë në gjashtë muaj testime antidoping përpara kthimit të tij. Kjo periudhë gjashtëmujore do të përfundonte në prill. Çandler nuk ka konkurruar që nga nëntori i vitit 2022, ndërsa pret “luftën e parave” me MekGregorin, që nuk duelon që nga vera e vitit 2021

LEXO EDHE:

Back to top button