Dana Uajt zbulon përse Mekgregori humbi ndaj Poirerit

Presidenti i UFC-së, Dana Uajt, dy muaj nga eventi UFC-257, ku Dastin Poirier mposhti me “nokaut teknik” irlandezin Konor MekGregor, ka folur për humbjen e irlandezit dhe mundësinë e zhvillimit të një tjetër dueli mes dy sportistëve.

 

 

“Më pëlqen ideja e një dueli tjetër mes tyre, sidomos kur në kafaz sheh një Konor të motivuar. Gjithsesi, kjo është një çështje që do të diskutohet në vijim”, u shpreh numri 1 i arteve marciale mikse.

Gjithsesi, për sa i përket sfidës së janarit, Uajt zbuloi përse irlandezihumbi sfidën

“Unë mendoj se Konori e nënvlerësoi Dastinin në këtë duel. Konor e kishte mendjen në gjëra të tjera dhe nuk ishte i fokusuar tek dueli i janarit ndaj Poirierit. Kjo bëri që ai të humbiste sfidën”.

 

https://www.youtube.com/watch?v=gnydtzB9fIA

LEXO EDHE:

Back to top button