Dani Alves blen një klub dhe….do të luajë sërish
Dani Alves mund të rikthehet të luajë futboll… për ekipin e tij. Ish-lojtari i Barcelonës është afër finalizimit të një blerjeje, së bashku me një grup investitorësh që e mbështesin, për të blerë një ekip në divizionin e tretë portugez.
Konkretisht, negociatat janë drejt përfundimit me Sao Joao de Ver, një ekip aktualisht i dhjetë në Serie A të divizionit të tretë portugez, dhe ku braziliani mund ta përfundojë karrierën e tij si lojtar.
Në fakt, ai po mendon të luajë për ekipin për gjashtë muaj, vite pasi vari këpucët në gozhdë për shkak të problemeve ligjore që e çuan në burg vetëm disa vjet më parë.








