Dani Karvahall mund të përballet me një pezullim të madh

Mbrojtësi Dani Karvahall u përplas me Bukajo Sakën pas përfundimit të pjesës së parë mes Realit dhe Arsenalit që u zhvillua në “Santiago Bernabeu”. Spanjolli i tha diçka dhe anglezi fillimisht qeshi, por më pas iu përgjigj, duke nervozuar mbrojtësin madrilen.

Karvahal i cili nuk ishte pjesë e skuadrës për shkak të një dëmtimi të rëndë të pësuar kundër Vijarealit më 5 tetor të vitit të kaluar, u fut në një zonë të rezervuar zakonisht për stafin stërvitor dhe lojtarët e kualifikuar për të luajtur.

Si rezultat, ai mund të përballet me një pezullim të mundshëm me katër ndeshje, sipas nenit 15 të rregullores disiplinore të UEFA-s.

Që UEFA të vendosë një sanksion të tillë, delegati i ndeshjes duhet të përfshijë incidentin në raportin zyrtar. Duke pasur parasysh rrethanat, ka të ngjarë që Karvahal mund të përballet me një dënim të konsiderueshëm nëse incidenti dokumentohet zyrtarisht.

LEXO EDHE:

Back to top button