Daniel Rikiardo, rezulton pozitiv me “Covid 19”

Daniel Rikiardo ka rezultuar pozitiv me “Covid-19”, por pritet të lirohet në kohë për garën e hapjes së sezonit në Bahrein.

Piloti i MekLarenit, nuk u ndje mirë gjatë ditës së mërkurë dhe pas testimeve e kryera, rezultoi pozitiv me “Covid-19”. Rikiardo vazhdon të qëndrojë i izoluar në përputhje me rregulloret lokale.

“Për fat të keq duket se do të humbas testin, por kam filluar të ndihem mirë. Do qëndroj i izoluar dhe do të fokusohem vetëm në fundjavën e ardhshme”, ishin fjalët e Rikiardos.

Australiani pritet të rikthehet në kohë për Çmimin e Madh të Formula 1 në Bahrein, i cili është planifikuar të zhvillohet gjatë fundjavës së ardhshme.

LEXO EDHE:

Back to top button