Daniel Serwer: Është skeptike që këtë vit Kosova dhe Serbia do të bien dakord për një marrëveshje

Kjo nga prizmi i njohësit amerikan të Ballkanit Perëndimor, Daniel Serwer. Ka treguar se pse marrëveshje nuk do të ketë, për Kosova Online përmendi arsyen kryesore; zgjedhjet në Serbi.

“Gjithmonë ka mundësi, por unë dyshoj se do të ndodhë kjo, e veçanërisht nuk do të ndodhë para zgjedhjeve në Serbi”.

Pikërisht, në prill serbët dalin në votime – Kosova është problem kryesor atje.

Ndërkaq, analisti amerikan pret që Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Britania e Madhe të jenë më aktive në dialog. Por, pos për marrëveshje finale, Serwer nuk ka optimizëm as për liberalizim të vizave. Thotë se francezët e holandezët duhet të iu tregojnë qartë kosovarëve për hezitimin e tyre. Tash, Franca e drejton presidencën  e Bashkimit Evropian. / Insajderi

LEXO EDHE:

Back to top button