Danil Medvedev, kampion i vitit 2020

Tenisti rus Danil Medvedev fitoi turneun “Atp Finals” që u zhvillua në Londër, turneu i mjeshtrave, ku morën pjesë 8 tenistë aktulisht më të mirë në botë. Rusi Medvedev mundi me përmbysje 2-1 në finale austriakun Dominik Tiem (4-6, 7-6, 6-4), një sfidë që parashikohen të jetë vetëm nisja e një dueli të gjatë mes dy tenistëve vitin e ardhshëm.

Edhe pse Tiem fitoi setin e parë, nuk arriti të ruajë këtë ritëm deri në fund. Medvedev fitoi në “tie break” setin e dytë dhe më pas kompletoi përmbysjen në setin e tretë. Për Tiemin kjo është finalja e dytë e humbur e “Atp Finals”, pas asaj të vitit të kaluar, ndërsa Medvedev fiton për herë të parë dhe shpallet si “kampioni i vitit 2020”.

LEXO EDHE:

Back to top button