Danimarka dhe Holanda do të udhëheqin programin për përgatitjen e ukrainasve për avionët F-16

Danimarka dhe Holanda do të udhëheqin programin për përgatitjen e ukrainasve për avionët F-16

Grupi i Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës, i përbërë nga drejtuesit ushtarakë të rreth 50 vendeve, u takua të enjten për të diskutuar se çfarë i duhet Kievit për të përballuar sulmin e forcave ruse, si dhe planet për përgatitjen e ukrainasve për përdorimin e avionëve luftarakë F-16.

Sekretari amerikan i Mbrojtjes Lloyd Austin kryesoi takimin virtual nga Pentagoni.

Ndërsa sulmi i forcave ruse në Ukrainë hyn në muajin e 16-të, drejtuesit ushtarakë perëndimorë u zotuan për më shumë mbështetje për Ukrainën, duke premtuar furnizimin e mëtejshëm me municione për sistemet e mbrojtjes kundërajrore të Ukrainës, si dhe një plan për të stërvitur ukrainasit për përdorimin e avionëve F-16, një proces i kushtueshëm ky që do të udhëhiqet nga Danimarka dhe Holanda.

“Kjo kushton dhe jo çdo vend ka avionë F-16 apo mundësinë të kontribuojë me programe përgatitore, mirëmbajtje apo mbështetje, por mund të ofrojnë ndihma monetare”, tha Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin.

Drejtuesi më i lartë ushtarak amerikan, Gjenerali Mark Milley, u përpoq të ulë pritshmëritë pas ngazëllimit që ngjalli lajmi për dhënien e avionëve F-16.

LEXO EDHE:

Back to top button