Danimarka dhe Sllovenia përmes barazimit deri te raundi tjetër

Danimarka ka siguruar biletën për në turin tjetër të EURO 2024, duke nxjerrë përfundimisht nga gara skuadrën e Serbisë, që e mbylli si e katërta në grup. Danezëve u ka mjaftuar barazimi pa gola sot për të qenë të sigurt për kualifikimin, si e dyta në grup.

Në një ndeshje me shumë luftë, dy skuadrat kishin raste, por nuk arritën të gjenin rrjetën, duke u treguar në fakt shumë të kujdesshëm deri në fund për të shmangur golin më shumë se sa ta gjenin atë. Kështu, në fund festoi Danimarka e cila me tre pikë mori vendin e dytë në grup., ndërsa Serbia zhgënjen si zakonisht në fazën finale të një turneu madhor.

Tjetër ndeshje zhgënjyese për Anglinë, që nuk shkon më shumë se barazimi pa gola ndaj Sllovenisë.  Një barazim historik ky për sllovenët, që sigurojnë kështu matematikisht kualifikimin në raundin tjetër.

Vetëm 3 gjuajtje në portë për anglezët dhe shumë pak raste të rrezikshme shënimi. Në fund duket se të dyja kombëtaret kanë festuar kualifikimin, por padyshim entuziazmi më i madh është në radhët e Sllovenisë.

LEXO EDHE:

Back to top button