Danimarka njësoj si Shqipëria, pas asnjë futbollist “vendor” në “EURO 2024”

Trajneri Silvinjo ka marrë me vete 26 futbollistë në “Euro 2024”, por ajo që i ka bërë përshtypje shumëkujt është se asnjë prej këtyre lojtarëve që do të përfaqësojnë Shqipërinë, nuk militojnë në radhët e skuadrave të kampionatit shqiptar.

Edhe pse prej një viti e gjysmë SIlvinjo jeton në Shqipëri dhe monitoron kampionatin shqiptar, ai ka vlerësuar se nuk ka lojtarë, të cilët meritojnë të jenë pjesë e fazës finale të Europianit. Mungesa e lojtarëve të Superiores ka qenë vazhdimisht temë diskutimi edhe në fazën eliminatore të Europianit, duke bërë të qartë se trajneri brazilian nuk beson te cilësia e kampionatit tonë.

Por Shqipëria nuk do të jetë përfaqësuesja e vetme me një situatë të tillë në Europian. Edhe Danimarka, fituese e Europian t1992, do të udhëtojë drejt Gjermanisë me zero përfaqësues nga kampionati vendas. Kjo, jo për faktin se cilësia e kampionatit danez është e ulët, por sepse lojtarët e vendit skandinav luajnë në kampionate shumë më të forta.

LEXO EDHE:

Back to top button