Danubi në nivelet më të ulëta, një e treta e tokës së kultivuar u shkatërrua

Danubi në nivelet më të ulëta, një e treta e tokës së kultivuar u shkatërrua

Rumania është duke vuajtur nga një thatësirë e paprecedentë e cila është kthyer në shqetësim edhe në shumë shtete të tjera europiane.

Niveli i ujit në lumin më të madh të vendit në Danub ka arritur minimunim historik. Për shkak të thatësirës ekstreme, janë krijuar brigje ranore, duke e bërë të vështirë lundrimin.

Në rrjedhën e poshtme në digën Iron Gate 2 në kufirin ndërmjet Serbisë dhe Rumanisë, niveli është aq i ulët sa mund të duken edhe mbetjet e anijeve të fundosura.

Në juglindje të vendit, në Bazias, Danubi aktualisht ka një prurje prej 1900 metra kub në sekondë, njëlloj si në vitin 2003, kur termocentrali bërthamor në Cernavoda u mbyll për mungesë uji.

Niveli më i ulët i Danubit u regjistrua në vitin 1992 me vetëm 1580 metra kub në sekondë.

Rrethi Vrancea në pjesën lindore të vendit në rajonin e Moldavisë është një nga zonat të prekura më shumë nga thatësira.

Toka është e thatë dhe e plasaritur, një e treta e tokës së kultivuar është shkatërruar.

Sipas Ministrisë së Bujqësisë, sipërfaqja totale e prekur nga thatësira deri tani është rreth 150 600 hektarë në 20 rrethe.

Ujitja mund të kishte shpëtuar bujqësinë në këtë zonë , por Kanali Siret-Baragan, një strukturë e rëndësishme strategjike për Rumaninë juglindore ende nuk ka përfunduar dhe vetëm një e treta mund të përdoret.

Ndërkohë, fermerët po bëhen thirrje për të kursyer ujin. Sipas Ministrisë së Mjedisit, rezervuarët strategjikë të Rumanisë janë rreth 70% plot./Euronews/

LEXO EDHE:

Back to top button