“Dardanët” lëshojnë paralajmërimin: Do të kuptoni sonte sa vlejmë

Kosova do ta zhvillojë sonte ndeshjen e fundit në Ligën e Kombeve dhe përballë do ta ketë Lituaninë në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë në orën 20:45.

Mbështetja nga tifozët në tribunë për “Dardanët” do të jetë e madhe, pasi një numë ri madh i biletave janë shitur për këtë ballafaqim. Pak orë para ndeshjes, kreu u tifogrupit “Dardanët”, Lulzim Berisha ka lëshuar një paralajmërim në rrjetet sociale duke thënë se sonte do të kuptohet vlera që ata kanë.

“Sonte e kuptoni sa vlejmë, çka përfaqësojmë si Dardanë dhe çfarë vlerash ruajmë. Nuk ndalemi! Për Kosovën e me Kosovën, gjithmonë”, ka shkruar Berisha.

LEXO EDHE:

Back to top button