“Dardanët” organizohen para takimit me Greqinë


Kosova sot do të përballet me Greqinë në ndeshjen e vlefshëm në kuadër të Ligës C në Ligën e Kombeve.

‘Dardanët’ kësaj radhe nuk do të jenë të pranishëm në stadium, shkak pandemisë COVID-19 e cila nuk lejon të luhen ndeshjet me tifozë. Por, tifozët e Kosovës kësaj radhe kanë filluar të organizohen që takimin ndaj Greqisë, ta shohin së bashku në zyret e fanclubit të tyre në Prishtinë.

Gjithashtu ata kanë kërkuar nga të gjithë tifozët që të vendosin, flamuj e rekuitiza nëpër dritare dhe ballkone në shenjë përkrahje për Kosovën tonë.

Kurse, nuk mund të harrohet traditën e duartrokitjes së minutës 9-të në nder të legjendë sonë Fadil Vokrri.

LEXO EDHE:

Back to top button