“Dardanët” vazhdojnë përgatitjet në stadiuminn “Fadil Vokrri”
Kombëtarja e Kosovës do t’i vazhdojë përgatitjet për ndeshjet e shtatorit. Për dallim nga dy ditët paraprake, kur ushtruan në kampin nacional në Hajvali, “Dardanët” do të zhvendosen në stadiumin “Fadil Vokrri”, ku do ta zhvillojnë seancën e radhës stërvitore.
Federata e Futbollit të Kosovës njofton se stërvitja e Verdhekaltërve do të nisë në orën 11:00. Trupa e trajnerit Franco Foda do të ushtrojë edhe nesër, ndërsa pasnesër, më saktësisht të premten, më 6 shtator, do ta nisë kampanjën e re në Ligën e Kombeve. Vedat Muriqi me shokë do ta presin Rumaninë në “Fadil Vokrri”, në ndeshjen që do të nisë në orën 20:45, ndërsa më pas, tri ditë më vonë, do ta vizitojnë Qipron.
Kosova synon ta nisë me këmbë të mbarë eksperiencën e re në Ligën e Kombeve, ku objektiv e ka që ta mbyllë si lidere grupin.