“Dardani” i portës kërkohet nga Sevilja dhe Union Berlini

Pas një sezoni fantastik, ku zhvilloi plot 41 nga 48 përballjet e vlefshme të kategeroisë së dytë të futbollit anglez, Championship, “gardiani” kosovar i portës, Arijanit Muriç është “haruar” totalisht te skuadra e Barnli, teksa ende nuk e ka bërë debutimin e tij në Premier Ligë, për këtë sezon dhe për këtë aryse po mendon largimin nga skuadra angleze.

Sipas raportimeve më të fundit të mediave gjermane, “gardiani” 24-vjeçar është duke menduar seriozisht transferimin në merkaton e dimrit e me shumë mundësi “aventura” e tij e re do të jetë jashtë kampionatit anglez.

Nga sa mësohet, skuadra e Union Berlin, në Bundesliga dhe “andaluzianët” e Sevilja-s, në La Liga kanë shprehur interesimin e tyre për “shtatlartin” e kombëtares së Kosovës dhe pritet që gjithçka të konkretizohet në muajin janar dhe Muriç të ngjitet në skenën më të madhe të Evropës, siç janë dhe kompeticionet e klubeve, Liga e Kampionëve dhe Liga Europa.

LEXO EDHE:

Back to top button