Dardhishta: Drejtoria e Librave Amë ka për bazë Ligjin e Numrave Personalë dhe Ligjin e të Drejtës Familjare

Bujar Dardhishta i ftuar në “Programi 200”, sqaron për publikun se Drejtoria e Librave Amë, përveç ligjit për evidencat amë, për bazë ka edhe ligjin për numrat personal si dhe ligjin mbi të drejtën familjare. Për rastin në fjalë Dardhishta thotë se Toni Sali në Drejtorinë e Librave amë është regjistruar me fletëparaqitje nga ana e Spitalit, megjithatë sipas tij që regjistrimi të jetë komplet përveç të dhënave të nënës, duhet të përcaktohet edhe emri i fëmijës së porsalindur.
Bëhet fjalë për dy shtetas, për dy persona me nënshtetësi bullgare të cilët nuk kanë shtetësi të Maqedonisë. Nëna e Toni Sali në vitin 2002 e lind djalin që më vonë emërohet si Toni Sali. Ju sfidoj edhe ju edhe kolegët që janë këtu që janë me ne, kur të doni me kamera shkojmë te Drejtoria për librat amë dhe do ta shihni që fëmija kur ka lind në vitin 2002, është i regjistruar si fletëparaqitje nga ana e spitalit, drejtuar drejtorisë sonë. Regjistrimi për me qenë komplet duhet përveç të dhënave të nënës, duhet të përcaktohet edhe emri i fëmijës së porsalindur. Një gjë e tillë nuk është bërë. Konform Ligjit për evidencë të librave amë, për çdo të porsalindur prindërit apo njëri prej prindërve obligohet në afat prej 30 ditëve me ardh me paraqit fëmijën, Poqëse vonohet një ditë pas këtij afatit do të regjistrohet por duhet ti nënshtrohet një procedure administrative”, tha Bujar Dardhishta, drejtor në Drejtorinë për Udhëheqjen e Librave Amë.