Darko Çurlinov, huçje e vitit në Bundesliga 2

Reprezentuesi i Maqedonisë, Darko Çurlinov, regjistroi njërën ndër huçjet më të mëdha në kampionatin gjerman të futbollit. Në derbin në mes Hamburgut dhe Shalkes, në kuadër të Bundesligës 2, sulmuesi i Shalkes kishte një mundësi të madhe që të barazoi shifrat në 1-1. Çurlinov mori topin nga mbrojtësit vendas dhe kur të gjithë menduan se do të barazojë rezultatin, sulmuesi i Shalkes, dërgoi topin skaj portës së vendasve. Për fat të mirë të mysafirëve nga Gellzenkirsheni, në minutën e 87, barazuan shifrat në 1-1 me golin e Itakura-s. Me këtë barazim, që të dy skuadrat mbeten në pikë të njëjta, në pozitën e tretë dhe të katërt në Bundesligën 2. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button