Darvin Nunjez është gjithnjë e më afër kalimit te Liverpuli. Sulmuesi nga Uruguai raportohet se ka arritur marrëveshje personale me “Të Kuqtë”, por ende nuk ka asgjë zyrtare.
“Liverpool Echo” ka raportuar këtë të hënë se Nunjez e ka kryer sot pjesën e parë të testeve mjekësore te klubi i Liverpulit. Kurse, pjesa tjetër dhe kryesore e testeve mjekësore thuhet se do të zhvillohet të martën.
22-vjeçari thuhet se me Liverpullin ka rënë dakord për një kontratë pesë-vjeçare, ndërsa transferimi i Nunjezit nga Benfika, skuadrës angleze mendohet se do t’i kushtojë në total 100 milionë euro.








