Dashmir Elezi, së bashku me Sobovale dhe Ngatas, largohen nga FC Prishtina

FC Prishtina njofton për përfundimin e bashkëpunimit me tre futbollistë të skuadrës së parë: Dashmir Elezi, Ronald Sobovale dhe Junior Ngatas. Ky vendim vjen në kuadër të ndryshimeve të planifikuara për ndërtimin e ekipit në prag të sezonit të ri.

Me marrëveshje të përbashkët, kontratat me Elezin dhe Sobovalen janë ndërprerë para kohe, ndërkohë që kontrata e Junior Ngattas ka përfunduar me mbylljen e sezonit aktual.

Të tre futbollistët ishin pjesë e ekipit gjatë edicionit 2023/24, që u mbyll me suksesin në Kupën e Kosovës. Klubi falënderon sinqerisht secilin prej tyre për kontributin e dhënë me fanellën bardhekaltër dhe ju uron shumë suksese në vazhdimin e karrierës së tyre profesionale.

Njoftimi i plotë nga FC Prishtina:

FC Prishtina njofton se ka mbyllur bashkëpunimin me futbollistët Dashmir Elezi, Ronald Sobovale dhe Junior Ngatta.Elezi dhe Sobovale, më marrëveshje të dy anëshme i kanë shkëputur kontratat, ndërkohë Ngattas i ka përfunduar kontrata. Klubi i falënderon futbollistët për kontributin e tyre në edicionin që përfundoi me triumfin në Kupën e Kosovës dhe ju uron suksese në vazhdimin e karrierës së tyre

LEXO EDHE:

Back to top button