David Alaba do të merr pjesë në “EURO 2024”, por jo si futbollist

David Alaba, mbrojtësi i Real Madridit dhe kapiteni i kombëtares austriake, i cili këputi ligamentet në dhjetor dhe nuk mund të luajë në “Euro 2024”, do të përshihet në stafin teknik të ekipit austriak, që drejtohet nga trajneri Ralf Rangnik!

Roli i tij aktual brenda strukturës teknike ende nuk është sqaruar, por mund të jetë një ndihmës-trajner. Sipas gazetës spanjolle “Relevo”, ishte vetë Rangnik ai që sugjeroi këtë plan, pasi i beson përvojës së tij, me 105 ndeshje e 15 gola në kombëtare.

Alaba konsiderohet si krahu i djathtë i trajnerit dhe prej vitesh është një lojtar lider, jo vetëm në kombëtaren austriake, por edhe në Real Madridit. Është e rëndësishme prania e tij në “Euro 2024” për strukturën e ekipit si brenda ashtu dhe jashtë fushës.

ÖFB (Federata Austriake e Futbollit) deklaron se Alaba e ka pranuar ofertën edhe pse ka preferuar të ishte në fushë. Gjithsesi, ai do t’i bashkohet kombëtares pas finales së Ligës së Kampionëve, ku Real Madrid do të luajë ndaj Borusia Dortmundit.

LEXO EDHE:

Back to top button