Brenda pak ditësh David De Gea mund të rikthehet në fushat e Premier Ligës. Portieri spanjoll, ende një agjent i lirë pas përfundimit të marrëdhënies së tij me Man. Junajted, verën e kaluar, pasi i la vendin Andrè Onana në “Old Trafford”, do të kishte përfunduar në shenjestren e Njukasëllit të drejtuar nga Eddie Hou.
Siç raporton “Daily Mail”, në fakt, portieri 33-vjeçar do të ishte ideja e fundit e “Magpies” për të zëvendësuar Nik Pope, portierin që dëmtoi shpatullën dhe ka të ngjarë të mungojë për 4-5 muajt e ardhshëm.
Martin Dubravka dhe Loris Karius, dy portierët e tjerë tashmë në skuadrën e klubit, duket se nuk e bindin mjaftueshëm trajnerin.








