De Biasi: Itali-Shqipëri? Shpresoj ta kalojnë grupin të dyja

Ka mbetur edhe një ditë deri në Itali-Shqipëri, ndeshjen debutuese të axurrëve dhe kuqezinjve në “Euro 2024”. Xhianni De Biasi, ish-trajneri i kombëtares ballkanike mes viteve 2011 dhe 2017, flet për kundërshtarin që i pret djemtë e Spallettit.

“Nuk e di çfarë ndeshjeje do të zhvillohet. Sigurisht që do të jetë e vështirë për të dyja kombëtaret. Është ndeshja debutuese, e vështirë të parashikosh se çfarë do të ndodhë. Shpresa ime është që të dyja kombëtaret ta kalojnë grupin”, ishin fjalët e trajnerit për “Ansa”.

De Biasi ishte trajner i kombëtares shqiptare për 5 vite e gjysmë, duke e udhëhequr atë në një kualifikim të parë historik, në Kampionatin Europian 2016. Për pasojë ka merituar gjithashtu shtetësinë e nderit, si dhe një ftesë zyrtare për në Dortmund nga FSHF, për ta ndjekur ndeshjen “live” ndeshjen.

“Në Gjermani do të ketë një turmë të rëndësishme, do të jetë një spektakël plot ngjyra. Të dyja tifozëritë kanë komunitete shumë të mëdha atje, sigurisht që do të ketë një atmosferë të bukur”.

Tani skuadra drejtohet nga Silvinjo dhe De Biasi është i sigurt se Spalletti do të mund të gjejë kundërmasat e duhura.

“Luçiano e njeh shumë mirë Shqipërinë, sepse shumë lojtarë të tyre luajnë në ligën tonë. Ai nuk ka nevojë për këshilla, do ta përgatisë skuadrën mjaft mirë”.

Cilëve lojtarë shqiptarë duhet t’iu kushtojnë më shumë vëmendje axurrët.

“Patjetër që Brojës në sulm, është një lojtar me cilësi të mira fizike. Ai i ngjan Skamaka-s. Pastaj, nga jashtë janë Bajrami dhe Seferi, që kanë gjuajtje të mira, edhe nëse nuk e di se kush do të luajë kundër Italisë të shtunën. Pastaj, axurrët duhet t’i kushtojnë vëmendje krenarisë së madhe të Shqipërisë”.

Së fundi, një shaka për ndjenjat e tij ndaj sfidës dhe të ardhmes.

“Kam shumë kuriozitet dhe interes për atë që do të shoh, gjithashtu për atë që do të ndjej të shtunën. Për mua, duke qenë brenda, ndjesitë nga jashtë janë të ndryshme. E ardhmja ime? Shpresoj të kem një eksperiencë tjetër jashtë vendit, sigurisht që nuk do të jem trajner në Itali, siç thashë më 2010”.

LEXO EDHE:

Back to top button