De Brujne: Merituam fitoren kundër Ukrainës, nuk jemi favorit ndaj Francës

Belgjika u kualifikua në fazën tjetër të “Euro 2024”, si skuadra e renditur në vendin e dytë në Grupin E. Skuadra belge barazoi pa gola ndaj Ukrainës në ndeshjen e fundit në grup, sfidë pa shumë emocione. Kevin De Brujne, kapiteni i Belgjikës, ka komentuar kështu kalimin e kombëtares së tij në fazën e 1/8-tën e finales, pas barazimit me Ukrainën.

“Jam i lumtur, jemi të kualifikuar. Ndaj Ukrainës meritonim fitore. E filluam mirë ndeshjen duke aplikuar presing shumë të lartë, por megjithë përpjekjet ne nuk funksionuam mirë në sulm. Më pas, me kalimin e kohës nisëm të mendonbim vetëm për kualifikimin”, tha De Brujne.

 

Në fazën tjetër, Belgjika do të luajë ndaj Francës, një përballje e vështirë.

“Nuk do të jemi favoritë ndaj Francës, por e dimë që në një turne duhet të luajmë në maksimumin tonë. Të shohim e të shpresojmë”, tha De Brujne.

LEXO EDHE:

Back to top button